Dy persona pësojnë lëndime në vendet e punës në Rahovec dhe Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy raste të rrezikut në vendin e punës.

Policia ka njoftuar për një person në Rahovec ka pësuar lëndime në vendin e punës.

Sipas policisë viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur policia dhe Inspektorati i Punës.

“Raportohet se viktima derisa ishte duke punuar ka lënduar pësuar lëndime. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa në vendin e ngjarjes kane dalur njësitet përkatëse policore dhe Inspektori i Punës” – thuhet në raport.

Poashtu edhe në Korish, në komunën e Prizrenit një person derisa ishte duke punuar, dyshohet se ka rënë nga një lartësi.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore dhe Inspektori i Punës” – thuhet në njoftim.

“Kallxo Përnime” mbrëmë ka transmetuar pjesën e dytë të emisionit që i kushtohej sigurisë së punëtorëve në vendin e punës.

Teksa është potencuar se në vitin e fundit janë afërsisht 20 vdekje nga aksidentet në vendin e punës, Jehona Grantolli, prokurore në Prokurorinë e Prishtinës dhe anëtare e Këshillit Prokurorial të Kososvës (KPK), e ka cilësuar shqetësues një numër të tillë.