Kujdes dy të prekur me COVID-19, shitën fidane në Krushë të Madhe

Kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Mashe, Selami Hoti ka njoftuar se të premten në Krushë, dy qytetarë nga Komuna e Malishevës kanë shitur fidane të pemëve, pas konfirmimit të Institutit të Shëndetësisë që të dy kanë dalë pozitiv me coronavirus.

Hoti ka bërë thirrje te qytetarët të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit me coronavirus nga Malisheva që të lajmërohen në Qendrën e Mjekësisë në Krushë.

“Ju njoftoj se të premten në Krushë, dy qytetarë nga Komuna e Malishevës kanë shitur fidane të pemëve, pas konfirmimit të Institutit të Shëndetësisë që të dy kanë dalë POZITIV në COVID -19. Andaj i lus të gjithë qytetarët që kanë blerë fidane dhe kanë patur kontakt me ta të lajmërohen në QKM Fahredin Hoti në Krushë për këshilla se si të veprojnë tutje apo të futen në vetëizolim”, thuhet në njoftimin e Hotit.

Që nga 13 marsi kur në Kosovë është shënuar rasti i parë me coronavirus, deri më sot janë shënuar 145 persona me coronavirus, 23 të shëruar dhe 3 të vdekur.