Ilustrim

Dy persona në Skenderaj fjalosen për prerje të pyllit, arrestohet njëri

Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale – sulm.

Nga hetimet fillestare policore bëhet e ditur se M.K. dhe B.S. ishin takuar në fshatin Runik, ku viktima M.K. dyshonte se i dyshuari B.S. ia kishte dëmtuar (prerë) pyllin pronë private.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime intensive hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari m/k/B.S., si dhe është intervistuar një dëshmitar i rastit.Për të gjitha veprimet e ndërmarra është të kontaktuar prokurori i rastit “, njofton Policia.

Në njoftimin e Policisë thuhet se dy personat e përfshirë njiheshin edhe më herët ndërmjet vete.

Pas intervistimit  i dyshuari  me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.