Dy persona në arrati, dëmtuan një veturë e kërcënuan me kallashnikov zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona të dyshuar gjenden në arrati dhe janë në kërkim nga ana e policisë pas një ngjarje e cila ka ndodhur dje në mëngjes në Podujevë.

Një person kishte njoftuar policinë se të dyshuarit fillimisht i kishin dëmtuar një veturë. Ankuesi dhe të dyshuarit kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete.

Pas kësaj ngjarje, të njëjtit persona kishin kërcënuar zyrtarët policorë duke u drejtuar kallashnikovin ndërsa ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Për të gjitha këto ngjarje është njoftuar edhe prokurori i shtetit ndërsa me urdhër të këtij të fundit është bastisur edhe shtëpia e dy të kërkuarve por që nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Policia ka njoftuar se ata janë duke u kërkuar dhe rasti është duke u hetuar.