Dy persona me kalashnikov vjedhin para dhe cigare në pompë të benzinës në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy punëtorë të një pike karburanti kanë raportuar se dy persona nën kërcënimin e armës AK-47, u kanë grabitur dy telefona celularë, 500 euro para të gatshme dhe paketime me cigare në vlerë rreth 5 mijë euro.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa nuk raportohet për lëndime, kurse rasti po vazhdon të hetohet.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 04:00 të mëngjesit.