COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Dy persona me COVID-19 vdesin brenda 24 orëve, regjistrohen mbi 2700 raste të reja

Dy persona të infektuar me coronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit përderisa janë regjistruar 2,707 raste të reja nga 11,144 mostra të dyshuara të testuara nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161 mijë e 726”, thuhet në njoftim.

Aktualish në nivel vendi janë 21,668 raste aktive me SARS-CoV-2.

Sa i përket vaksinimit nga 29 marsi i vitit të kaluar e deri më tani në Kosovë janë dhënë mbi 1,7 milion doza të vaksinave.

Gjatë 24 orëshit të fundit janë dhënë 6 mijë e 492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Mbi 800 mijë qytetarë janë të vaksinuar me dy doza të vaksinave.

Vaksinimit me dozën e tretë dhe dozën përforcuese në nivel vendi ka filluat më nëntë dhjetor 2021, dhe deri më tani janë vaksinuar 44 mijë e 143 doza përforcuese ndërsa 16 mijë e 991 doza të treta.

COVID-19 ka prekur mbi 183 mijë qytetarë prej tyre 3 mijë kanë vdekur.

Dallimi ndërmjet dozës përforcuese dhe vaksinës së tretë anti- COVID-19