Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dy persona marrin lëndime në një aksident në Pejë

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas përfshirjes së dy makinave në aksident trafiku në Pejë.

Kështu ka bërë të ditur për Kallxo.com, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 2 persona kanë pësuar lëndime trupore”- ka thënë Rugova.

Ai tutje shtoi se të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor.