(Ilustrim) - Foto: Naser Sertolli/KALLXO.com

Dy persona grabisin para në një barnatore në Mitrovicë

Dy persona dyshohet se kanë vjedhur para nën kërcënimin e armës në një barnatore në Mitrovicë të Jugut.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i policisë në Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti. Ai shtoi se nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sonte, rreth orës 18:30 është raportuar për një rast  grabitje i ndodhur në rrugën “Nexhip Draga” në Mitrovicën e Jugut, saktësisht në një barnatore. Bazuar në të dhënat e para, dyshimet janë ngritur se grabitja është kryer prej dy personave, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë parash nga punëtorja e barnatores dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

Zahiti tutje potencoi se lidhur me rastin policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar.