Ilustrim

Dy persona arrestohen për falsifikim të 4700 eurove

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në dyshimin se kanë falsifikuar kartëmonedha të 50 eurove në vlerë deri në 4 mijë e 700 euro.

Fillimisht policia më 22 maj 2023 ka arrestuar të dyshuarin V. T. dhe i kanë sekuestruar shumën e parave.

Ndërsa, personin tjetër i dyshuar F. Q. është arrestuar më 30 maj 2023.

F. Q. është arrestuar pas sigurimit të video incizimeve përmes të cilave policia dyshohet se ai i ka dhënë parat e falsifikuara tek V. T.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Pejë dhe është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës, ku me aktvendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.