Mitrovica veriore - Foto: REL

Dy përfaqësuesit shqiptarë në asamblenë komunale të Mitrovicës së Veriut (DOKUMENT)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë ditës së sotme ka publikuar rezultatet përfundimtare të kandidatëve nëpër Komuna.

Në Mitrovicën e Veriut, vetëm dy subjekte do ta përfaqësojnë asamblenë komunale Lista Serbe me 17 ulëse dhe Iniciativa Qytetare “Mitrovica” me 2 ulëse.

Skënder Sadiku ka fituar 1 mijë e 23 vota si dhe Flutura Hamza Azemi 193 vota.

Këtu mund t’i gjeni listën e plotë të kandidatëve të zgjedhur për Asamblenë e Prizrenit.