Ilustrim

Dy palestinezë arrestohen për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar, shtetas palestinezë nën dyshimet se kanë kryer një vjedhje të rëndë dhe kanë sulmuar zyrtarin policor.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, mbrëmjen e së hënës, të dyshuarit janë arrestuar në rrugën “Misine Kokollari” në Prishtinë. Ata janë kapur në flagrancë duke kryer një vjedhjen brenda një shtëpie.

Gjatë arrestimit, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar zyrtarët policorë me skalper.

Policia ka bërë të ditur se në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.