Dy pacientë në intubim në spitalin e COVID-19 në Vushtrri

Spitali “Sheikh Zayed” Vushtrri, i dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID-19 ka të shtrirë gjithsej 33 pacientë.

Sipas të dhënave nga spitali, 22 pacientë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 ndërsa edhe 12 tjerë janë në pritje të rezultatit.

Nga 22 pacientët me COVID-19, dy janë në intubim kurse tre po trajtohen me CPAP.

Sipas të dhënave nga spitali një person ka rezultuar negativ.

Ndërsa nga stafi mjeksorë vazhdojnë të jenë të infektuar nëntë persona, në mesin e të cilëve dy mjekë, gjashtë infermier dhe një tjetër anëtar i stafit.