Spitali i Pejës - Foto: KALLXO.com
Dy pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës
23.9.2020 - 09:37
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 20 pacientë me COVID-19.
Sipas njoftimit ditor të spitalit, 8 nga këta pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi ndërsa dy nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve janë shëruar 24 pacientë.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778.