Dy pacientë me COVID-10 në gjendje kritike

Sot, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se një 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit vdiq nga sëmundja e COVID-19.

Në njoftimin e ShSKUK-së, thuhet se dy pacientë të tjerë janë në gjendje kritike dhe me trajtim intensiv.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Gjithashtu, 12 pacientë të tjerë janë në trajtim të oksigjenoterapisë.

Në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar 1384 pacientë si të infektuar ndërsa 920 janë shëruar.

Ky është postimi i plotë i ShSKUK:

Në klinikën Infektive në QKUK, sot me 13.06.2020, janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon;

18 raste janë në gjendje stabile.

12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive.

Sot, në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti 71 vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid -19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese.