COVID-19

Dy pacientë me coronavirus në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive sot janë të shtrirë 11 pacientë me COVID-19.

QKUK-ja njofton se 7 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në mjekimin intensiv.

Deri më tani në Kosovë, sipas të dhënave të IKShPK-së, janë të konfirmuara 927 raste positive me coronavirus, 671 të shëruar dhe 29 vdekje.