Dy nxënës në Skënderaj e gjejnë kuletën me para në rrugë, e kthejnë në polici

Sot gjatë orëve të mëngjesit dy të rinj-nxënës nga Skënderaj kanë kthyer një kuletë të humbur në stacionin policor në Skënderaj.

Sipas njoftimit nga zyra për informim e policisë, në kuletë ka pasur dokumente dhe të holla.

Ky gjest është raportuar rreth orës 07:55 nga dy të rinj që ndodheshin në udhëkryqin afër shkollës profesionale në Skënderaj.

Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin që i ka humbur kuleta, dhe të e njëjta i është dorëzuar pronarit, i cili ka falënderuar dy të rinjtë dhe policinë e Kosovës.