Dy nga 6 të vdekurit nga COVID-19 në 24 orët e fundit janë nga Vushtrria, reagon Tahiri

Vetëm sot, më 4 korrik, në Kosovë kanë vdekur 6 persona nga COVID-19.

Ndërsa, në 24 orët e fundit, në Komunën e Vushtrrisë kanë vdekur dy persona.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri.  Ai tha se Shtabi Emergjent i komunës po i ndihmon familjaret për kryerjen e varrimeve. Ai u ka kërkuar në fund qytetarëve që t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Ky është postimi i plotë i Xhafer Tahirit:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

2 bashkëqytetarë tanë kanë vdekur 24 orët e fundit si pasojë e Covid 19.

Bashkëqytetarja që dje ndërroi jetë ishte nënë e dëshmorit, e sot ka ndërruar jetë një 60 vjeqar.

Familjeve ju shprehim ngushëllime të sinqerta.

Shtabi Emergjent Komunal po asiston familjet në kryerjen e ritit të varrimit.

Që nga fillimi i pandemisë, ky 24 orësh është më tragjiku sa i përket humbjes së jetës së njerëzve.

Prandaj merreni seriozisht virusin, barteni maskën sepse sot ky gjest i thjesht shpëton jetë.

Alarmante, regjistrohen 6 vdekje me COVID-19 sot në Kosovë

www.kallxo.com