Boris Johnson - Foto:Boris Johnson Facebook

Dy ministra kryesorë japin dorëheqje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar

Dy ministra kryesorë të Mbretërisë së Bashkuar dhanë dorëheqjen brenda pak minutash nga njëri-tjetri të martën në mbrëmje, për t’i dhënë një goditje e madhe kryeministrit Boris Johnson.

Sajid Javid, Sekretari i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social, dha dorëheqjen duke thënë se e kishte humbur besimin tek kryeministri Johnson.

Pastaj vetëm disa minuta më vonë, Rishi Sunak, kancelari i thesarit – ose ministri i financave – e bëri të njëjtën gjë.

Boris Johnson ka qenë i shpejtë  për ta zëvendësuar Javidin me Shefin e Stafit të Doëning Street, Steve Barclay, ndërkohë që ministri i arsimit Nadhim Zahaëi do ta zëvendësojë Sunak, konfirmoi zyra e kryeministrit të martën mbrëma.

Ai u ka dërguar gjithashtu letra të dy ish-ministrave, duke thënë se Javid “do t’i mungojë shumë” dhe se “do t’i mungojë bashkëpunimi me [Sunak] në qeveri.”

Dorëheqjet e zyrtarëve të tjerë të partisë Konservatore pasuan dorëheqjet e dy antarëve të profilit të lartë. Nënkryetari i partisë Bim Afolami dha dorëheqjen gjatë një interviste televizive, ndërsa deputeti konservator Andreë Murrison dha dorëheqjen si i dërguari tregtar i Johnson. Disa ndihmës parlamentar kanë dhënë gjithashtu dorëheqjen.

Kjo ndodh pasi një sërë skandalesh – tubime dhe ndeja në ambiente të qeverisë gjatë bllokadave të COVID – bënë që popullariteti i Johnson të binte.

Johnson i mbijetoi një votëbesimi të Partisë Konservatore muajin e kaluar, ndonëse 41% votuan për ta larguar atë nga detyra e kryeministrit./Euronews

Përktheu: Nuhi Shala