Dy komuna të udhëhequra nga LDK, kritikojnë ashpër Armend Zemajn

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk është duke u përballur vetëm më akuzat e partive opozitare në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19, por edhe nga zyrtarë të partisë së tij, LDK-së.

Dy komuna të Kosovës, që udhëhiqet nga LDK-ja kanë drejtuar ankesa gjatë ditës së sotme ndaj vonesave që po bëhen në nxjerrën e rezultateve të testimeve nga COVID-19.

Komuna e Gjilanit dhe ajo e Pejës kanë prezantuar sot ankesat e tyre në lidhje më këto vonesa. Këto dy komuna udhëhiqet nga zyrtarë të lartë të LDK-së.

Gjilani udhëhiqet nga nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri dhe Peja nga ish nënkryetari i partisë, Gazmend Muhaxheri, tani anëtar i kryesisë së LDK-së.

Komuna e Gjilanit përmes një komunikate për media ka kërkuar nga IKShPK-ja që të mos i vonojë rezultatet e testeve për COVID-19, pasi që ka qytetar që pret një javë për rezultatin e testimit.

“Më lejoni ta shprehim shqetësimin tonë rreth vonesave në në përpunimin e rezultateve. Pritja e gjatë për rezultate për Komitetin e Gjilanin është e pakuptimtë. Apeloj publikisht tek IKSHP që mos t`i vonojnë rezultatet e testeve sepse njerëzit janë në vetizolim. Nuk është në rregull që qytetari të pres një javë për rezultat”, ka thënë Ismjali, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjilanit.

Poashtu, sot kanë reaguar edhe nga drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë përmes një publikimi në Facebook është ankuar se rezultatet e të testuarve nuk po i pranon deri në 6 ditë.

“Me gjithë̈ respektin për punën e drejtuesve, specialistëve dhe stafit të IKSHPK-së në Prishtinë është e pakuptueshme, vonesa e kumtimit të rezultateve Pozitive apo Negative, nga mostrat e marra të pacientëve”, thuhet në reagimin e Drejtorisë së Shëndetësisë së Komunës së Pejës.

Deri më tani në Kosovë me COVID-19 janë infektuar 5 mijë 237 persona, ndërsa janë shëruar 2 mijë e 462 persona derisa kanë vdekur 112 persona.