Lajm i Fundit, Coronavirus

Dy komuna të prekura sot me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK), ka njoftuar se sot nga 220 mostra të marra nga Klinika Infektive, 9 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, rastet e reja janë raste kontakti, 8 në komunën e Vushtrrisë, sipas vendbanimit 7 në qytet dhe 1 në fshatin Bajskë dhe një rast tjetër në komunën e Gjilanit.

Po ashtu, sipas këtij njoftimi nga COVID-19 janë shëruar edhe 3 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 794.

Ndërsa në total numri i të infektuarve nga coronavirusi në Kosovë ka arritur në 1047, ndërsa 30 është numri i të vdekurve nga ky virus.

Rezultatet e 220 mostrave të sotme për COVID-19