Dy kompani amerikano-izraelite dhe zvicerane po hulumtojnë për shërimin e pacientëve me COVID me ilaçin RFL-100

Pacientët e COVID-19 me probleme me frymëmarrje po shërohen me trajtimin RFL-100.

Pacientët me COVID-19 në Tel Aviv të Izraelit u shëruan me shpejtësi nga problemet me frymëmarrje, pas tre ditëve trajtimi me RFL-100, një terapi e cila iu dha emërtimi nga ShBA.

Sipas New York Post, kompania ‘Relief Therapeutics Holdings AG me bazë në Gjenevë ka një licencë për RFL-100, një formë sintetike e një peptidi natyral që mbron mushkëritë.

Ndërsa kompania amerikano-izraelite ‘NeuroRx Inc’ kanë hyrë në partneritet me zviceranet e ‘Relief’ për të zhvilluar ilaçin në Shtetet e Bashkuara.

Në qershor, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e ShBA-ve i dha përcaktimin e shpejtë RFL-100, për trajtimin e problemeve të frymëarrjes, nga pacientët me COVID-19.

Në anën tjetër, një hulumtim që deri tani ka arritur në 2/3 të fazës, po vazhdon. Raporti i parë i shërimimit të shpejtë nën përdorimin urgjent të këtij ilaçi, u postua nga mjekë të Spitalit ‘Metodist Huoston’ thanë të dy kompanitë në një deklaratë të përbashkët.

Thuhet se një burrë 54 vjeçar me COVID-19, ndërsa po trajtohej për refuzimin e një transplantimi të dyfishtë të mushkërive, më nuk pati nevojë për një ventilator, vetëm 4 ditë pas trajtimi me RFL-100.

Rezultate të ngjashme u panë në më shumë se 15 pacientë të trajtuar, thanë kompanitë.

Po ashtu, sipas këtyre dy kompanive, studiues të pavarur në një laborator në Brazil raportuan se RFL-100 bllokoi përsëritjen e virusit corona në qelizat e mushkërive dhe qelizat imune të trupit të njeriut.