Dy këmbësore goditen nga një veturë në Prishtinë

Dy këmbësore janë goditur nga një veturë në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në ora 10:45.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka thënë për KALLXO.com se dy këmbësoret kanë marrë lëndime.

“Në ora 10:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Luan Haradinaj’. Njësia policore ka dal në vend-ngjarje, të përfshirë në aksident ka qenë një veturë dhe dy këmbësorë. Nga aksidenti dy persona (këmbësorë) janë lënduar”, ka thënë Krasniqi.