Pamje që na bëjnë krenarë pjestaret e FSK-së diplomohen në Britani

Dy pjesëtarë të FSK-së do të diplomohen sot si oficerë ushtarak në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst.

Kështu ka njoftuar Ambasada e Britanisë në Kosovë.

“Ne jemi të entuziazmuar që togerja Iliriana Bunjaku do të nderohet me Shpatën Ndërkombëtare, që i jepet kadetit ndërkombëtar me performancën më të lartë në këtë kurs”, thuhet në njoftim.

“Ajo luftoi kundër një konkurrence shumë të fortë për të fituar këtë çmimin, e cila reflekton performancën e saj të jashtëzakonshme, duke demonstruar qëndrueshmëri fizike, guxim dhe aftësi të vërteta drejtuese gjatë gjithë kursit. Urime për një arritje të pabesueshme Iliriane”, thuhet në urimin që ka dhënë Ambasada e Britanisë.

Kadetja e FSK-së, Ilirianë Bunjaku

Çmimi do të dorëzohet nga Shefi i Shtabit të Mbrojtjes, Gjenerali Sir Nicholas Carter.

Ky është një moment jashtëzakonisht krenar për ne dhe demonstron profesionalizmin dhe aftësinë e FSK-së.

Deri më sot Mbretëria e Bashkuar ka trajnuar 23 pjesëtarë të FSK-së në Akademinë prestigjioze Sandhurst.