FOTO - Spitali i Mitrovicës

Dy infermierë sulmohen nga familjarët e pacientëve në Spitalin e Mitrovicës

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka njoftuar se mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë se, në Repartin e Emergjencës, janë sulmuar dy infermierë derisa po kryenin punën e tyre.

Sipas ShSKUK-së, infermierët e sulmuar nga familjarët e pacientëve janë: F.M dhe A.H, të cilët kanë kanë marrë lëndime trupore.

“SHSKUK e dënon dhe cilëson si të pa pranueshëm sulmin ndaj punëtorëve shëndetësorë, duke kërkuar nga organet kompetente që të merren me rastin në fjalë”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se përkundër sulmit fizik ndaj infermierëve, pacientët janë trajtuar nga stafi i shërbimit emergjent.