Dy grabitje brenda 24 orëve në lokalet e Gjakovës

Policia e Kosovës ka raportuar se një rast i grabitjes dhe një tjetër grabitje në tentativë kanë ndodhur dje në Gjakovë.

Në rastin e parë, i cili ka ndodhur rreth orës 06:00 në mëngjes, kur një punëtor në pompë të derivateve ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar të panjohur të cilët i kanë grabitur 800 euro.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti po vazhdon të mbetet nën hetime nga njësitet policore.

Ndërsa një rast tjetër është raportuar pasdite, rreth orës 18:30, por kjo grabitje ka mbetur në tentativë.

Sipas policisë dy viktima kanë njoftuar se në lokalin e këmbimores së tyre, katër të dyshuar me maska dhe nën kërcënimin e armës kanë tentuar të kryejnë grabitje.

Të njëjtit sipas raportuesve kanë hasur në rezistencë pasi  që viktimat janë përleshur me ta dhe të dyshuarit janë larguar nga lokali në drejtim të panjohur.

Sipas policisë njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

Rasti vazhdon të mbetet nën hetime nga njësitet policore.