foto: Ilustrim

Dy gra viktima të dhunës në familje në Lipjan

Vetëm në 24 orët e fundit, janë raportuar dy raste të dhunës në familje në Lipjan.

Policia ka bërë të ditur se rasti i parë është raportuar rreth orës 10:00, ku është arrestuar një person pasi që i njëjti  pas një mosmarrëveshje ka sulmuar familjaren e tij.

Viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari për sulm ndaj saj është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti i dytë është raportuar vetëm pas disa orëve, po ashtu në Lipjan, ku një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një person, familjar i saj.

Edhe viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.