Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dy gra në Ferizaj raportohen të zhdukura që katër ditë

Dy raste të personave të zhdukur në dy qytete të Kosovës janë raportuar në Policinë e Kosovës.

Në Ferizaj, dy gra janë raportuar se nga data 20.12.2024 janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Sipas Policisë, rasti është në procedurë hetimore.

Kurse, në Suharekë një burrë është raportuar më 24.12.2024 se është larguar nga shtëpia nga data 23.12.2024 dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tij.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore, për procedurat e mëtejme hetimore” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 25.12.2024.