Dy gra kanosen nga dy burra - njëri dërgohet në mbajtje, e tjetri në procedurë të rregullt

Dy raste të kanosjes janë raportuar në Policinë e Kosovës, një në Vushtrri dhe një tjetër në Mitrovicë.

Në Vushtrri, forcat e rendit kanë arrestuar një person nën dyshimin se ka kanosur verbalisht me vrasje bashkëshorten e tij.

Rastin në polici e ka raportuar gruaja, ndërkaq i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Mitrovicë një grua ka raportuar se në vazhdimësi përmes telefonit është duke u kanosur nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas policisë, gruaja dhe i dyshuari janë në proces të shkurorëzimit. Policia ka njoftuar se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.