Dy gjykatës në raund të dytë për anëtar të KGjK-së

Gjyqtarët e shtatë gjykatave themelore të Kosovës kanë filluar votimin për zgjedhjen e anëtarit gjyqësor për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Një garë e ngushtë për këtë post po zhvillohet në mes të dy gjyqtarëve, njëri nga Mitrovica dhe tjetri nga Gjakova.

Në raundin e parë Mentor Bajraktari (Gjakovë) ka marrë 112 vota ndërsa Avni Mehmeti (Mitrovicë) ka marr 108 vota.

Gjyqtarët Venhar Salihu (Gjilan) dhe Burim Emerllahu (Ferizaj) janë eliminuar në raundin e parë.