Dy gardianë të burgut në Mitrovicën Veriore infektohen me coronavirus

Dy gardianë të Qendrës së Paraburgimit të Mitrovicës janë infektuar me coronavirus.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaqi.

Thaqi shpjegoi se dy gardianët e prekur me coronavirus janë serb të cilët kishin marrë pjesë në një dasmë.

“Janë vetëm dy gardianë të infektuar, kanë qenë në një dasëm më 14 mars. Kemi testuar edhe të tjerë por kanë dalë negativ pra deri tani kemi vetëm ata dy gardianët serb”, tha Thaqi për KALLXO.com.

Qendra e Paraburgimit gjendet në pjesën e veriut të Mitrovicës.

Kjo qendër e paraburgimit ka kapacitet për 54 të burgosur.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 112 persona të prekur me coronavirus. Nga këta persona 6 janë shëruar ndërsa është shënuar edhe një viktimë.