Dy fshatra të Fushë Kosovës mbesin pa ujë të pijshëm deri nesër

Fshati Uglar dhe Bresje të Komunës së Fushë Kosovës deri nesër nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi është ndërprerë deri nesër ne ora 08:00, për shkak të një defekti në gypin e ujit në rrugën “Drenica” në Fushë Kosovë.

KRU “Prishtina” ka kërkuar mirëkuptim të banorëve.