Dy fshatra të Fushë Kosovës mbesin pa ujë deri nesër

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të ujit në dy fshatra të Fushë Kosovës.

Sipas njoftimit, me ndërprerje të furnizimin me ujë do të përballen fshati Sllatinë dhe Henc.

Kjo sipas tyre ka ndodhur si shkak i një defekti në gypin e ujit dhe pamundësisë teknike të sanimit të tij ditën e sotme, në fshatin Henc.

KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se furnizimi me ujë rikthehet ditën e nesërme, pas sanimit të defektit.