Ilustrim

Dy foshnje të porsalindura në Pejë rezultuan pozitive me COVID-19

Dy foshnje të lindura dje në Spitalin e Pejës kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti.

“Po, është e vërtetë që kanë rezultuar pozitiv dy të porsalindurit. Mirëpo, gjendja e tyre është stabile”, ka thënë ai për KALLXO.com

I njëjti ka treguar se dy foshnjat së bashku me nënat e tyre janë liruar për në shtëpi.

Tutje Sahiti shtoi se nënat e të porsalindurve kanë qenë paraprakisht të infektuara nga ky virus.

“Edhe nënat e tyre kanë qenë të infektuara me COVID – 19”, shpjegoi ai.

Sahiti tregoi se edhe gjendja e dy nënave është mirë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së sotme 44 persona të grup moshës 0 – 09 kanë rezultuar pozitivë me COVID – 19.