Dy filma shqiptarë shfaqen sot në Kinemanë ABC në Prishtinë

Sonte në Kino ABC në Prishtinë , duke filluar nga ora 18:00 do të shfaqen dy filma shqiptarë në kuadër të “Javës së filmit shqiptar”.

Filmi “Nëntori i Dytë” me regji të Viktor Gjikës shfaqet në ora 18:00, ndërsa filmi “Tomka dhe shokët e tij” me regji të Xhanfize Kekos shfaqet nga ora 20:00.

Të dy filmat do të shfaqen në versionin e restauruar dhe hyrja për të parë filmat është e lirë (gratis).

“Java e filmit shqiptar” po mbahet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së  Kosovës, është organizuar nga “Kosovafilmi”, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në Shqipëri, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Digitalb dhe FMAA ALBANIA.