Filmi ‘Në kërkim të Venerës’. Foto: QKK

Dy filma kosovarë fitojnë çmime në Itali

Filmat, “Në kërkim të Venerës” dhe “Pa vend” kanë fituar çmime në edicionin e 13-të të festivalit të filmit në Trieste të Italisë, “Trieste Film Festival”.

Filmi “Në kërkim të Venerës”, e mori çmimin “Cineuropa” të këtij festivali, ndërsa “Pa vend” mori çmimin për filmin më të mirë të shkurtë.

Edicioni i 13-të i këtij festivali mbyllet më 30 janar 2022.

Filmi në “Në kërkim të Venerës” përcjell përjetimin e Venerës, një vajzë e re dhe e ndrojtur, e cila fillon një rrugëtim të ri në jetësor pasi takon shoqen e saj të re Dorinën.

Ndërsa, “Pa vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping- pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme.

Të dy filma janë shfaqur në festivale ndërkombëtare gjatë vitit që shkoi, duke marrë edhe çmime. Ndërkaq, po të dy këta filma janë mbështetur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës.