Aeroplani në flakë në aeroportin e Tokios, Japoni, Foto: BBC
Dy fëmijë në mesin e 62 pasagjerëve që vdiqën nga përplasja e aeroplanit në Brazil
62 trupa u nxorën pas një përplasje të një aeroplani në Sao Paolo të Brazilit, të premten e 09.08.2024.
Qeveria e atjeshme ka treguar se trupat e 34 burrave dhe 28 grave janë nxjerr nga vendi ku u përplas aeroplani kurse vetëm identitetet e pilotit dhe ndihmës pilotit janë vërtetuar, raporton CNN.
Aeroplani i pasagjerëve ra 5 kilometra në minutë dhe u përplas duke lënë të gjithë pasagjerët e vdekur por që akoma nuk dihet saktë për arsyen e përplasjes.
Maycon Cristo, zëdhënës i Zjarrfikësve të Sao Paolos i tha CNN se po punohet në çdo rresht të aeroplanit në mënyrë që të nxjerren dhe identifikohen trupat, të cilët janë në gjendje vështirë të identifikueshme.
Në mesin e pasagjerëve të aeroplanit gjendej edhe një vajzë 3-vjeçare me babain e saj, kjo sipas Zyrës së Prokurorit Publik të Santa Catarina, në të cilën punonte burri.
Të gjithë viktimat kishin pasaporta braziliane, mes tyre katër kishin shtetësi të dyfishtë, tre atë venezuelase dhe një atë portugeze.
Në mesin e shtetasve me pasaportë braziliane dhe venezuelase ishte edhe një djalë 4-vjeçar.
Sao Paolo ka shpallur tri ditë zie për këtë rast.