Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Dy burra shoqërohen në stacionin policor nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy gra

Policia e Kosovës ka shoqëruar të enjten dy burra në Prizren pasi që dyshohet se ata kanë sulmuar fizikisht dy gra.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njëra nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

Policia po ashtu ka njoftuar se është bërë kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiksuar armë zjarri dhe fishekë.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një revole dhe 77 fishekë. Rasti në procedurë hetimore” – është bërë e ditur në raportin e Policisë.

Sipas këtij njoftimi, ngjarja ka ndodhur në ora 12:00.