Foto: Ilustrim

Dy burra nga Prishtina rrahin gratë e tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në qytetin e Prishtinës.

Sipas raportit policor këto raste kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

Në njërin rast, i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 burri ka sulmuar fizikisht gruan pas një mosmarrëveshjeje.

Edhe në rastin tjetër, i cili ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 burri ka sulmuar gruan.

Viktimat pas sulmeve të marra janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit për këto dy raste janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit kudjestar.