Foto ilustruese

Dy burra dyshohen për dhunë ndaj grave të tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme dy gra i kanë raportuar bashkëshortët e tyre në Polici për ushtrim të dhunës ndaj tyre. Rastet kanë ndodhur në Lipjan dhe Obiliq.

Njëri nga të dyshuarit, është arrestuar dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri gjendet në arrati.

Nga rasti i ndodhur në Lipjan, është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, përderisa i dyshuari me vendim të Prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Raportimi tjetër ka ndodhur nga një grua në Obiliq, e cila është ankuar për dhunë psiqike dhe fizike të bërë nga bashkëshorti.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, përderisa i dyshuari gjendet në arrati. Sipas policisë rastet janë duke u hetuar.