Ilustrim

Dy burra arrestohen pas përfshirjes në një rrahje me një grua në Prishtinë

Dy burra në Prishtinë janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë në një rrahje me një grua gjatë ditës së djeshme.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, rreth orës 11:20.

Sipas Policisë së Kosovës, si pasojë e rrahjes, tre të përfshirit, viktima dhe të dyshuarit, kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Duke iu referuar raportit policor, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.