Dy arrestime në 24 orë për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Sipas policisë, njëri rast ka ndodhur në Pejë dhe tjetri në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se është arrestuar në Pejë i dyshuari i cili ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën” – thuhet në njoftim të policisë.

Sipas raportit policor me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Gjakovë është arrestuar një person tjetër I dyshuar për sulm fizik ndaj një gruaje.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” – thuhet në raport.