Foto: Ilustrim

Dy aksidente trafiku në mes veturave që nga mëngjesi në rajonin e Prishtinës

Për vetëm brenda tri orëve në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur dy aksidente trafiku, ku si pasojë janë lënduar dy persona.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 08:00, në fshatin Polluzhë të Drenasit.

Ajo ka treguar se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Si pasojë e aksidentit një person  është lënduar dhe me rastin po merret njësiti i trafikut” – ka thënë Ahmeti.

Aksidenti tjetër Ahmeti ka treguar se ka ndodhur në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë, rreth orës 11:00.

Edhe në këtë rast, zëdhënësja e Policisë ka treguar se si pasojë e aksidentit është lënduar një person.

Tutje ajo ka thënë se me rastin është duke u marr njësiti i trafikut.