Dy aksidente të njëpasnjëshme te Mensa e Studentëve në Prishtinë

Dy aksidente njëri pas tjetrit kanë ndodhur para pak minutash në udhëkryqin te Mensa e Studentëve në Prishtinë.

Sipas fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com, në vendin e ngjarjes janë Policia dhe autoambulanca.

Nuk dihet nëse në këto dy aksidente ka pasur të lënduar.

Ndërkohë që Policia po merrej me aksidentin e parë, pas të cilit ka ardhur edhe ndihma e shpejtë, pak metra më poshtë ka ndodhur një aksident tjetër mes dy veturave.

Si pasojë e aksidenteve është shkaktuar tollovi dhe kolona në trafik.

Këto janë fotot nga vendi i ngjarjes.