Dy aksidente në rajonin e Ferizajt, lëndohen dy persona

Dy aksidente kanë ndodhur sot pasdite në rajonin e Ferizajt, ku si pasojë e këtyre aksidenteve lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës në ora 17:58 në rrugën transitore “Çamëria” në Shtime.

Veseli ka treguar se në aksident janë përfshirë dy automjeteve të udhëtarëve me targa vendore, ku veç dëmeve të shkaktuara materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person.

Tutje Veseli ka treguar se viktima pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore në Shtime, është liruar.

Sa i përket aksidentit të i dytë, i cili ka ndodhur në ora 18:30 në fshatin Koshare të Ferizajt, Veseli ka treguar se të përfshira kanë qenë dy automjete të udhëtarëve, njëri me targa të huaja.

“Veç dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person, i cili pasi merr ndihmën e parë mjekësore ne Ferizaj, është liruar”, ka thënë tutje Veseli.

Ai, po ashtu ka treguar se në të dyja rastet ka dalë Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor e Ferizajt e cila po heton rastet.