Durrës, shpëtohen 4 shtetas të huaj jeta e të cilëve u rrezikua pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt
19.9.2024 - 22:38
Zyrtarët e Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare të Shqipërisë shpëtuan katër shtetas të huaj, të cilëve iu rrezikua jeta pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt.
Sipas një njoftimi, mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetas, dy anglezë, një zviceran dhe një australian.
Tutje u tha se zyrtarët policorë me mjetin lundrues iu kanë shkuar në ndihmë katër shtetasve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.
Po ashtu u theksua se është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.
.