Durrës, arrestohet kosovari, tentoi të kalonte kufirin me dokumente false

Një shtetas i Kosovës është arrestuar në pikën kufitare të Durrësit, nën dyshimin se ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Siç njofton Policia e Shtetit, nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në Drejtorinë Vendore Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi J.K., 18 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P.K.K., Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale – falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave.