#KallxoPernime

Durmishi e pranon që nuk e ka deklaruar si donator kompaninë që i kishte shtypur kartëvizitat për fushatë

Hysen Durmishi, zëvendësministër i Infrastrukturës, e ka pranuar se nuk e kishte deklaruar në partinë e tij, Vetëvendosje, si donatore kompaninë që ia kishte shtypur kartëvizitat për fushatë zgjedhore.

I pyetur në intervistën që po transmetohet në ‘Kallxo Pernime’, Durmishi nuk ka pranuar të tregojë emrin e asaj kompanie.

“Po mendoj më ka ndihmu dikush, m’i ka shtypë 100 vizitkarta. Asnjë (nuk ka marrë tender), që nuk kanë lidhje me punën e ndërtimit të rrugëve. Tash mos ta them publikisht, por janë kompani që merren me shtypje të vizitëkartave. Unë po them që asnjë nuk ka lidhje me pjesën e infrastrukturës rrugore. Nuk po më duket e arsyeshme tash me folë për një kompani që shtyp vizitkarta… Nuk po më duket e arsyeshme me ia përmend emrin në emision një kompanie që merret merret me kartëvizita”, tha Durmishi.

Tutje, ai tha se mund të jetë shkelje por që tash ‘u kry ajo punë, ka përfundu’.