Duke shkuar në shtëpinë e tij sulmohet fizikisht dhe me sprej fytyrës nga një i panjohur

Një burrë nga Podujeva ka raportuar në Policinë e Kosovës se gjatë kohës sa ishte duke shkuar në shtëpinë e tij të pabanuar është sulmuar nga një person i panjohur.

Sipas raportuesit, i dyshuari i ka hedhur sprej fytyrës dhe e ka sulmuar fizikisht dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Në njoftimin e Policisë është thënë se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 20:23 dhe se nuk dihet nëse është vjedhur diçka në shtëpinë e viktimës.