Dukagjin Pupovci, Foto: Facebook

Dukagjin Pupovci konfirmon emërimin si zëvendësministër i Arsimit

Njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, ka konfirmuar përmes një emaili se është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit.

Përmes një emaili drejtuar Qendrës për Arsim të Kosovës, duke njoftuar për emërimin e tij, Pupovci  ka thënë se do të jetë i përkushtuar që të kontribuoj në përmirësimin e gjendjes në arsim.

“Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, më ka emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Jam i përkushtuar që bashkë me Ministren Arbërie Nagavci, kabinetin dhe personelin e Ministrisë të kontribuoj në përmirësimin e gjendjes në sektorët e Arsimit dhe të Kërkimit. Do të jetë ky një rrugëtim i vështirë e me shumë pengesa, por jam i bindur se me mobilizimin e mësimdhënësve, administratorëve të arsimit, ekspertëve, prindërve, studentëve dhe shoqërisë civile do t’ia dalim”, ka shkruar Pupovci.

Ai në email poashtu ka shkruar se për më shumë se dy dekada ka qëndruar në kryet të KEC.

Emërimin e Pupovcit si zëvendësministër e ka bërë të ditur edhe KEC.

Dukagjin Pupovci emërohet zv.ministër i Arsimit