Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Duda Balje: Lista Serbe s’po do vota për vete, po kërkon vota për komunitetet e tjera ku i kanë njerëzit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, në “Kallxo Pernime” ka denoncuar planin e Listës Serbe, që sipas saj është duke provuar t’i shpërndajë votat në komunitetet e tjera, në mënyrë që të votat t’i shkojnë kandidatëve apo listave që shkojnë me interesat e tyre.

“Na kemi dëgjuar për këtë plan dhe para se ta formojmë Iniciativën. Nuk e kemi ditur a është në Mitrovicë apo diku tjetër, por në fund e kemi kuptuar. Plani është shumë i qartë. Në zgjedhjet e fundit, Lista Serbe i ka pasur 10 mijë vota shtesë. Edhe këto 10 mijë vota kanë qenë plus. Unë mendoj që ata kanë vendosur që këto 10 mijë vota ata kanë vendosur që t’i shpërndajnë tek komunitetet e tjera. Me 10 mijë vota ata munden me i marrë prej 4 deri në 7 ulëse të deputetëve shtesë”, tha Duda Balje në “Kallxo Pernime”.

Balje thotë se kjo çfarë po planifikohet është shumë e rrezikshme dhe ka kërkuar nga shteti i Kosovës që të reagojë dhe t’i mbrojë komunitetet.

“Lista Serbe u thotë na nuk kemi nevojë për vota, votoni për partitë e tjera të minoriteteve. Kjo është shumë e rrezikshme. Plani i tyre është shumë real. Kjo varet nga ne dhe nga shteti i Kosovës. Shteti duhet me i mbrojtë komunitetet. Ne si boshnjakë e dimë ku kemi vota. Ne kemi vota në Prizren, Dragash, Pejë, Istog, Mitrovicë dhe na mundmei shumë shpejt me bo matematikë se sa vota kemi. Këtu mundemi me pa na se plani është duke u realizuar”, tha Balje.

Të ftuar sonte në emision janë Nenad Rashiq nga PDP, Duda Balje nga SDU, Anesa Qolakoviq nga NDS dhe Sllavisha Petkoviq nga SDS.